Ish anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edvin Kulluri, e cilëson një ecje drejt varrosjes përfundimtare tyë Partisë Demokratike propozimin që zgjedhjet të bëhen në një periudhë kaq të shkurtër në këtë force politike pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Kulluri ka thënë në Report Tv se Lulzim Basha hoqi mundësinë për debat me datën e afërt të zgjedhjeve. Sipas tij kësaj i thonë t'i vësh kyçin partisë.
"Nëse vazhdohet kjo mënyrë funksionimi, me këto palë zgjedhje, atëherë Partia Demokratike po varros veten e vet. Prapë këtë do dëgjojmë ne edhe 8 vite. Një njeri që nuk fiton ikën", tha Kulluri ndër të tjera.
















