Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD, voton Kadilli: Nëse e doni PD, votoni që ta ringremë! Është një garë që u mbyll siç u nis, e pabarabartë

13 Qershor 2021, 11:41 | Përditesimi: 13 Qershor 2021, 11:41

Kandidati për kryetar të ri të PD Fatbardh Kadilli ka hedhur votën e tij. Në një komunikim për medie ai ka ftuar të gjithë demokratët të votojnë duke thënë se vetëm në këtë mënyrë mund të ringrihet PD.

“Është një moment i rëndësishëm për PD dhe anëtarët e saj i ftoj të gjithë të marrin pjesë në votim sepse e duam këtë parti dhe duam të ringrihet. Ringritja fillon sot kur çdo anëtar merr përsipër përgjegjësitë e veta. Është një garë që u  mbyll siç u nis e pabarabartë por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Ndeza kurajon.  Manifesti për ta bërë partinë të pastër të hapur të bashkuar do vazhdojë. PD-së iu rikthye kurajo dhe guximi, kjo parti do të jetë e pastër, e hapur, e bashkuar dhe fituese.

Në përgjithësi i rri larg këtyre provceseve, procesi i vërtetë është  fryma me të iulin do dalin demokratët. Është hera e parë që një forcë politike shtrëngohet në pak kohë që të reflektojë shumë”, tha ai.

KT/Shqiptarja.com