Zgjedhjet që mund të ndryshojnë drejtimin e Turqisë, opozita ‘guxon’ të ëndërrojë humbjen e Erdoganit

13 Maj 2023, 14:46

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që do të mbahen më 14 maj në Turqi, mund të bëjnë që qëndrimi në pushtet i presidentit Recep Tayyip Erdogan të hyjë në dekadën e tretë, apo ta vendosin shtetin në një drejtim të ri.