Zgjedhjet/ Veliaj padit Sekretarin e FSHF Shulku dhe atë të Shoqatës Tirana, Haçi: Falsifikuan dokumente, paracaktuan rezultatin për interes të Dukës! Votuan 24 anonimë

25 Janar 2022, 12:33

Veliaj paditi sot për shpërdorim të detyrës, falsifikim të dokumenteve dhe rrjetit kompjuterik drejtuesit e FSHF. Në cilësinë e aksionerit te Klubit të Futbollit Tirana, Veliaj akuzon Ilir Shulkun, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatë Shqiptare të Futbollit dhe Ardian Haçin, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, se kanë manipuluar në bashkëpunim zgjedhjet për Kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës.