Zgjedhjet vendore, Koduzi i PD-së: Bejko kandidati i vetëm i djathtë i Tiranës! Dalipi i PS-së: Nëse kanë një model të na e demonstrojnë

4 Maj 2023, 17:26

Dy kandidatët për këshilltarë në bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi i Partisë Socialiste dhe Gazment Koduzi nga Partia Demokratike, të ftuar në Report Tv, paraqitën vizionet e tyre për kryeqytetin.

Koduzi u shpreh se ato kanë ofruar një program të caktuar për qytetarët, ndërsa theksoi se e djathta në Tiranë përfaqësohet vetëm me një kandidat, që është Roland Bejko.