‘Zgjedhorja’, Gjiknuri për Report Tv: Opozita se do marrëveshjen, koalicionet parazgjedhore ‘kurth’ i PD! Në zgjedhje fitojmë më shumë se në 2021

9 Korrik, 18:42 | Përditesimi i fundit: 2024-07-10 10:01:56

 Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por nga ana tjetër palët nuk kanë arritur konsensusin. Negociatori i PS për Repormën Zgjedhore, Damian Gjiknuri i ftuar në Report Tv fajin për mos arritjen e një marëveshje ia lë opozitës.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Gjikunri thotë se kërkesa për kthimin e koalicioneve parazgjedhore është një ‘kurth’ i Partisë Demokratike që përdoret për të mos arritur marrëveshjen dhe për të justifikuar humbjen e radhës. PS e ka bërë të qartë që një koalicionet e vjetra nuk kthehen dhe kjo nuk është një pikë e negociueshme.