'ZGJEDHORJA', PAKT I RI RAMA-BASHA? FLASIN ALEATET E PD

9 Janar 2020, 15:21

TIRANE- Reforma Zgjedhore po bashkon në një pikë të përbashkët Partinë Demokratike dhe qeverinë, pikërisht lidhur listat e kandidatëve, pikë kjo që nuk përputhet me kërkesat e aleatëve dhe opozitës parlamentare.

Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka tha në studion e emisionit Repolitix me gazetarin Denis Minga, menjëherë pas takimit të aleatëve në selinë blu, se brenda javës së ardhshmme opozita do të publikojë draftin me propozimet për 'Zgjedhoren' sipas rekomandimeve të OSBE (pa ndryshim sistemi). Ndoka tha se kjo pikë është dakordësuar nga palët, ndërsa theksoi se Reforma Zgjedhore e miratuar në këto kushte do të jetë e vlefshme vetëm për zgjedhjet lokale.

Emisionin "Repolitix" me moderator Denis Mingën mund ta ndiqni çdo të martë dhe të mërkurë në orën 20:55 në ekranin e Report Tv