‘Zgjodhëm në interes të tifozëve,’ Olsi Rama për stadiumin e derbit: Ngërçi i fushave stërvitore ende i pazgjidhur

8 Mars 2023, 15:43

Drejtori i Partizanit Olsi Rama thotë se ishte interesimi i lartë i tifozëve arsye përse derbi nuk u zhvillua në kompleksin e të kuqve, por në stadiumin ‘Air Albania’. Në intervistën për Report TV ai sqaron se është ende larg zgjidhja e çështjes për fushat stërvitore, ndërsa lë të kuptohet se nuk është i kënaqur me ekipin pavarësisht vendit të parë në renditje.