'Zgjoi' drejt nominimit për Oscar 2022, filmi kosovar mes 15 më të mirëve ndërkombëtarë! Historia e Fahrie Hotit që humbi bashkëshortin në luftë

22 Dhjetor 2021, 16:36

Pas filmit “Shok”, një tjetër film kosovar është pranë nominimit për Oscar. Me regji të Blerta Bashollit dhe aktore protagoniste Yllka Gashi, filmi trajton historinë e një gruaje që ka humbur burrin në luftë me Serbinë dhe përpjekjet e saj për të mbijetuar mes patriarkalizmit.