Zhaklin Lekatari për vetëvrasjen e 41 vjeçares në Durrës: Profilin denigrues në Tik-tok’ mund t’ja ketë hapur burri i saj

11 Janar, 22:26

Aktivistja Zhaklin Lekatari teksa foli në emisionin ‘Frontline’ për ngjarjen e rëndë të ndodhur së fundmi në Durrës, ku 41 vjeçarja Bedrie Loka u vetëvra pas denigrimit të saj në një profil fallco në ‘tik-tok’ tha se këtë profil mund t’ja ketë hapur vetë bashkëshorti i saj, Xhemal Loka, ky i fundit tashmë i arrestuar nën akuzën për dhunën ndaj viktimës dhe armëmbajtje pa leje.