Zhbëhet PD në Korçë, jep dorëheqjen kreu i partisë, sekretari dhe 13 anëtarë të Kryesisë: Lidershipi po e kthen partinë në klientelistë për interesa personale

27 Korrik 2021, 11:29 | Përditesimi i fundit: 2021-07-27 11:49:33

Drejtuesit e PD në Korçë japin dorëheqjen. "Lidersh'pi po e kthen partinë në klientelistë për interesa personale", kanë deklaruar ata. 

KORÇË- Ajo që Lulzim Basha premtoi se do të bënte me marrjen e mandatit të tij të tretë në krye të PD-së për të bashkuar demokratët, ka nisur me zhbërje të një prej degëve më të rëndësishme të kësaj forcë politike, asaj në qytetin e Korçës. Kryetari i kësaj dege, Andrea Mano, Sekretari i Përgjithshëm, Devis Osmani dhe 13 anëtarë të Kryesisë kanë dhënë ditën e sotme dorëheqjen duke hedhur edh akuza të fortë në drejtim të lidershipit të partisë.