Zhdukja e Ervis Martinajt, operacioni ‘Porositësi’ dhe në kërkim të kriminelëve, RENEA ‘rrethon’ Shijakun! Futet në shtëpitë e të kërkuarve

7 Tetor 2022, 14:12 | Përditesimi i fundit: 2022-10-07 16:26:59

Forcat elitë RENEA zbarkuan mbrëmjen e së enjtes në Shijak. Fokusi i kontrolleve, të kërkuara nga Policia e Durrësit, ishin personat që vijojnë të jenë në kërkim në kuadër të operacionit “Porositësi”, përmes së cilit u arrestuan 15 persona, përfshirë vëllezërit Gentjan e Indrit Beqiraj që rrëfyen mbi disa ngjarje të pazbardhura