Zhvatën 4 mln euro online, bizneset mashtruese në QKB janë ende aktive, me adresa jo reale! Skema që përdorën dhe këshillat e ekspertëve

24 Korrik 2021, 09:38

Edhe pasi policia goditi grupin që përmes mashtrimit kompjuterik arriti të vjedh 4 milionë Euro, disa biznese fiktive të hapura nga shqiptarët dhe kamerunasit janë ende aktive në QKB megjithëse në adresat e dhëna nuk ka zyra apo ambiente të tjera. Eksperti Besmir Semanaj shpjegoi në Report TV se mashtrimi në nivele të tilla nis nga një gabim njerëzor, ndaj duhet shmangur interneti në ambiente publike.