Zi në Çeki, bien këmbanat dhe flamujt ulen në gjysmështizë! Katër të arrestuar për rrezik imitimi të sulmit të së enjtes

23 Dhjetor 2023, 22:37

Çekia mbajti zi kombëtare për 14 jetët e humbur gjatë sulmit të studentit David Kozak, pasditen e së enjtes. Mijëra qirinj u ndezën dhe flamujt u ulën në gjysmë-shtizë, ndërsa policia ka arrestuar deri tani 4 persona për rrezik të planifikimit të sulmeve të ngjashme.