Zipline, sporti i aventurës për të eksploruar natyrën përrallore të Tiranës

17 Maj 2022, 12:32

Fundjava i gjen të gjithë kryeqytetasit me një dëshirë të madhe për t’u arratisur nga pluhuri dhe zhurma drejt një vendi ndryshe i cili t’u falë qetësi.

Mundësitë janë të shumta një ndër to ndodhet vetëm 18 km larg kryeqytetit dhe është fshati Petrelës ku prej disa kohësh tashmë po zhvillohet një sport i aventurës, Zip Line, ku mund të kaloni një ditë ndryshe mes ajrit të pastër, natyrës së mrekullueshme e mbi të gjitha do të përjetoni një ekperiencë unike.