Zjarr gjatë natës në fshatin Levan të Memaliajt bariu i zonës i vë flakën 6 hektarëve tokë! Flakët agresive

9 Gusht 2022, 09:04

Zjarr në fshatin Levan të Memaliajt. Digjen disa ha pyje dhe shkurre. Flakët e zjarrit kanë qenë agresive në orët e vona të natës derisa janë shuar në orët e para të mëngjesit të sotëm falë ndërhyrjes së Repartit Zjarrëfikës të Memaliajt. Në aksion ka marrë pjesë vetë komandanti i PMNZSH Memaliaj Shkëlqim Goxhaj i cili ka drejtuar misionin e shpëtimit dhe shuarjes së flakëve me qëllim shmangien nga zona e banuar. Si rezultat janë shkrumbuar 4 ha pyje dhe 2 ha shkurre. Zjarri është vënë nën kontroll të plotë në orët e para të mëngjesit të sotëm. Mendohet se zjarrvënësi ka qenë një bari i zonës i cili është në ndjekje nga ana e policisë.

  •