Zjarr i fuqishëm në Ibë të Tiranës, flakë të mëdha përfshijnë një objekt

25 Korrik, 18:48 | Përditesimi: 25 Korrik, 18:48

Një zjarr i fuqishëm ka rënë pasditen e sotme në zonën e Ibës, në periferi të Tiranës. Ende nuk dihet nëse objekti i përfshirë nga flakët është një banesë apo një magazinë, por pamjet nga vendngjarja tregojnë një tym të zi të dendur që ngrihet në ajër dhe flakë të mëdha që kanë përfshirë godinën.

I.M/Shqiptarja.com