Zjarr i madh në fabrikën e bojërave Deutsch Color! Pas 5 orësh izolohen flakët! Prefekti i Durrësit për Report Tv: Jemi drejt përfundimit

24 Shtator 2023, 01:30

Një zjarr i madh ka përfshirë fabrikën e bojrave Deutsch Color në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të Maminasit. Flakët vijojnë prej më shumë se 4 orësh. Mbi 15 mjete zjarrfikëse, 67 forca zjarrifëse dhe 200 forca policie e vullnetarë kanë rrethuar flakët në fabrikë.  Për çështje sigurie është bllokuar përkohësisht autostrada Durrës-Tiranë dhe lëvizja do të devijohet në rrugët dytësore.