Zjarr i madh në kodrat e Karbunares, banorët në 'luftë' me flakët, digjen 10 hektarë ullishte

26 Korrik 2021, 18:12

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrat me ullinj midis Lushnjës dhe Karbunares. Deri më tani raportohet për rreth 10 hektarë ullishte të djegura. Forcat e zjarrfikëses po shkojnë drejt vendngjarjes ndërsa banorët po përpiqen të shuajnë flakët.