Zjarr i madh në kodrat e Llogarasë, zjarrfikësit në vendngjarje!

23 Gusht 2022, 19:41

Një zjarr i madh ka përfshirë në kodrat e Parkut Kombëtar të Llogarasë mbi fshatin Palasë të Vlorës. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se tymi ka përfshirë zonën ndërsa ka mbërritur dhe helikopteri për të bërë shuarjen e flakëve nga ajri. Mësohet se zjarri është shumë pranë vilave të një rezorti Vipash ndërsa të pranishëm janë 3 zjarrfikëse të Himarës që po punojnë për të shuar zjarrin, ndonëse e kanë të vështirë prej terrenit.