Zjarr i madh në kodrat e Llogarasë, zjarrfikësit në vendngjarje! Nis shuarja e flakëve me helikopter në Palasë

23 Gusht 2022, 19:07

Një zjarr i madh ka përfshirë në kodrat e Parkut Kombëtar të Llogarasë mbi fshatin Palasë të Vlorës. Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket se tymi ka përfshirë zonën ndërsa ka mbërritur dhe helikopteri për të bërë shuarjen e flakëve nga ajri.