Zjarr i përmasave të mëdha në fshatin Shijon të Elbasanit, në rrezik disa banesa

27 Korrik 2022, 13:20

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe toke në fshatin Shijon, në zonën e Kërrabës, Elbasan.

Sikurse mund të shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të madhe dhe aktualisht rrezikohen disa banesa të cilat ndodhen afër zonës së përfshirë nga flakët.

Ndërkohë, raportohet se zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të bërë të mundur izolimin e flakëve, gjithashtu po kërkohet dhe ndërhyrja nga ajri.

Deri më tani, situata paraqitet e përkeqësuar.

  •