Zjarr i përmasave të mëdha te Kepi i Rodonit në Durrës, flakët rrezikojnë banesa e biznese! Largohen pushuesit nga plazhi

13 Gusht 2021, 17:24 | Përditesimi: 13 Gusht 2021, 17:24

DURRËS- Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat tek zona e Kepit të Rodonit në Durrës. Flakët kanë rënë prej disa minutash duke vënë në rrezik banesa e biznese. 3 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që momentalisht nuk raportohet për dëme në ndërtesa apo në njerëz.

LR/Shqiptarja.com