Zjarr i përmasave të mëdha tek Kepi i Rodonit në Durrës, flakët rrezikojnë banesa e biznese

13 Gusht 2021, 16:47 | Përditesimi: 13 Gusht 2021, 16:47

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kodrat tek zona e Kepit të Rodonit në Durrës. Flakët kanë rënë prej disa minutash duke vënë në rrezik banesa e biznese. 3 zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes, ndërkohë që nuk raportohet për dëme në ndërtesa apo në njerëz.

LR/Shqiptarja.com