Zjarr masiv në shpatin veror të malit Mile në Sarandë, e pamundur ndërhyrja e zjarrfikësve për shkak të terrenit të vështirë

11 Korrik 2021, 18:47 | Përditesimi: 11 Korrik 2021, 18:47

Një zjarr masiv vijon prej mesditës që të djegë qindra hektare pyje dhe kullota në zonën e shpatit verior të malit Mile, ku ndahen bashkitë Konispol dhe Livadhje.

Në zonë ndodhen disa efektivë zjarrfikës, por e kanë të pamundur fikjen e flakëve të zjarrit për shkak të terrenit të vështirë.

LR/Shqiptarja.com