Zjarr mes dy fshatrave në Gjirokastër, favorizohet nga era e fortë

24 Korrik, 14:40 | Përditesimi: 24 Korrik, 14:40

Një zjarr ka rënë midis fshatrave Prongji dhe Kardhiq të Gjirokastrës, të cilat po favorizohen nga era e fortë.

Gazetari i Report Tv në Gjirokastër, Piro Nase, bën me dije se në terren kanë shkuar forca të shumta zjarrfikëse. I pranishëm është edhe komandanti i këtij reparti, Gramoz Llapi.

Forcat e emergjencës janë duke punuar për të izoluar dhe shuar tërësisht zjarrit, me qëllim për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.

r.k./Shqiptarja.com