Zjarr mes dy fshatrave në Gjirokastër, terreni i thyer dhe bimësia vështirësojnë ndërhyrjen

9 Gusht, 00:35 | Përditesimi: 9 Gusht, 00:35

Një zjarr i përmasave të mëdha është aktivizuar në zonën ndërmjet fshatrave Andon Poçi dhe Hundëkuq në Gjirokastër duke paraqitur rrezik për përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara. Zjarri është i ndarë në dy vatra aktive, me një perimetër të përgjithshëm rreth 4 km. Terreni i thyer dhe bimësia e dendur e bëjnë ndërhyrjen dhe afrimin e mjeteve zjarrfikëse tepër të vështirë. Në të njëjtën zonë janë evidentuar edhe para një jave tre vatra zjarri.

E.H/Shqiptarja.com