Një zjarr ka rënë në afërsi të Liqenit të Viroit në Gjirokastër, ku flakët përfshinë një sipërfaqe me kullota.
Në vendngjarje ndërhynë forcat zjarrfikëse të Gjirokastrës, të cilat arritën ta izolojnë vatrën në kohë, duke parandaluar përhapjen e flakëve në një sipërfaqe më të madhe.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, zjarri u shua plotësisht. Sipas të dhënave paraprake, nuk janë shënuar dëme të tjera.

















