Zjarr i madh tek ish Metalurgjiku në Elbasan, po digjet fabrika e prodhimit të plastikës

4 Shtator 2024, 15:09 | Përditesimi: 4 Shtator 2024, 15:24

Fabrika e prodhimit të plastikës në Bradashesh është përfshirë nga flakët sot pasdite. Report Tv sjell video ku tymi i madh ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa flakët janë të fuqishme. Fabrika ndodhet në zonën e ish Metalurgjikut. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se nuk ka viktima deri në këto momente

r.k./Shqiptarja.com