Zjarr në Elbasan, digjet prej 3 ditësh zona turistike e Gjinarit! Preken edhe fshatra të Gramshit

23 Mars 2022, 13:49 | Përditesimi: 23 Mars 2022, 13:49

 Prej tre ditësh një zjarri ka përfshirë masivet pyjore në zonën e Gjinarit, përkatësisht në fshatrat Zavalinë dhe Joronisht.

Terreni malor ka vështirësuar ndërhyrjen e zjarrfikëses të cilët për shuarjen e zjarrit kanë përdorur mjete rrethanore. Përgjatë tre ditëve mësohet se është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me bimësi të ulët, pisha, dëllinj etj.

r.k./Shqiptarja.com