Zjarr në ferra e shkurre në Pogradec, digjen edhe goma! Zjarrfikësja izolon flakët, tymi mbytës përhapet gjithandej

20 Gusht 2021, 15:23 | Përditesimi: 20 Gusht 2021, 15:23

Pavarësisht masave ndëshkuese që parashikon kodi penal, zjarrëvënësit nuk dinë të ndalen. Paraditën e sotme i është vënë zjarri një masivi me ferra e shkurre të cilat në brendësi kishin edhe goma të vjetra makine. Ndërhyrja e zjarrfikëses në kohë ka arritur të izolojë zjarrin i cili rrezikoi edhe një njësi shërbimi serivsi aty pranë. Ndotja e krijuar në ajër si pasojë e djegies së gomave e lartë. Në vendgjarje ndodhet edhe policia.

  •  

r.k./Shqiptarja.com