Zjarr në fshatin Jorgucat të Gjirokastrës, flakët u përhapën pas rënies së rrufesë në majë të malit

22 Shtator, 18:35 | Përditesimi: 22 Shtator, 18:35

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në fshatin Jorgucat të Bashkisë Dropull të Gjirokastrës.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se flakët nisën pas rënies së një rrufeje në majën e malit dhe u përhapën me shpejtësi.

Menjëherë në terren u angazhuan zjarrfikësit, të cilët po luftojnë me flakët, që po favorizohen edhe nga era e fortë.

E.H/Shqiptarja.com