Zjarr në fshatin Penkovë në Selenicë, flakët përhapen me shpejtësi! Kërkohet ndihma e zjarrfikësve nga Vlora dhe Himara

5 Gusht, 12:08 | Përditesimi: 5 Gusht, 12:08

Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në zonën e fshatit Penkove, në Bashkinë Selenicë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer fillimisht në një pyll me pisha, ndërsa të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë pjesërisht edhe një varrezë automjetesh pranë zonës.

E.H/Shqiptarja.com