Zjarr në grumbullimin e mbetjeve urbane në Kukës! Tymi mbulon zonat e banuara

1 Shtator 2024, 09:27 | Përditesimi: 1 Shtator 2024, 11:40

Kukës-Një vatër zjarri ka rënë sot në në pikën e grumbullimit të mbetjeve urbane në Myc-Mamez.  

Burime për Report Tv informojnë se dy mjete të shërbimit të zjarrëfikses të bashkisë po punojnë për shuarjen e flakëve.

Siç shohim edhe nga videot një shtëllungë e madhe tymi është përhapur në ajër duke ndotur ambientin përreth.

I.M/Shqiptarja.com