Një magazinë e vjetër në ish-uzinën e përpunimit të naftës në Ballsh është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme.
Në vendngjarje kanë ardhur zjarrfikësit të cilët po punojnë për shuarjen dhe netrualizimin e vatrës së zjarrit. Veç mjeteve zjarrfikëse të bashkisë Mallakastër ka shkuar edhe një automjet zjarrfikës i kompanisë Albpetrol me qëllim fikjen me lëndë të posaçme pasi me ujë nuk mund të ndërhyhet për shuarjen e flakëve.