Zjarr në Karicë të Matit, flakët përhapen nga livadhi në pyllin me dushqe, zjarrfikësit në terren

28 Shtator, 18:14 | Përditesimi: 28 Shtator, 18:14

Një vatër zjarri është aktivizuar në orët e pasites së sotme në fshatin Karicë të Njësisë Administrative Baz në Bashkinë e Matit.

Dyshohet se fillimisht flakët kanë nisur në një livadh, teksa të ndihmuar nga era e fortë janë përhapur me shpejtësi edhe në njē masiv pyjor me dushqe.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e shërbimit zjarrfikës ku po punojnë për neutralizimin e flakëve që të mos i drejtohen banesave.

Terreni i favorshëm për përdorimin e mjetit zjarrfikës pritet të japë efekt në parandalimin e përhapjes së mëtejshme të vatrës së zjarrit që mund të rrezikojë banesa.

Policia pritet të nis hetimet për gjetjen e autorit të zjarrvënies.

E.H/Shqiptarja.com