Zjarr në kodrat e fshatit Palokastër Gjirokastër, situata vlerësohet kritike

2 Gusht 2021, 13:19 | Përditesimi i fundit: 2021-08-02 20:52:59

Vijojnë të krijohen vatra të reja zjarri në vend. Një tjetër vatër është në kodrat e fshatit Palokastër Bashkia Gjirokastër.

Zjarri po djeg kullota në këtë zonë dhe po perhapet me shpejtësi në drejtimin verior. Në vendngjarje kanë shkuar 2  mjete zjarrfikëse te PMNZSH Gjirokastër. Situata vleresohet tejet kritike pasi favorizohen nga temperaturat 42 gradë.