Zjarr në lagjen '11 janari' në Vlorë dhe në fshatin Peshkëpi, situata problematike! Rrezikohen banesat dhe një fabrikë çimentoje

18 Shtator 2021, 12:32

Dy vatra zjarri janë aktivizuar mesditën e sotme në Vlorë, në lagjen "11 janari" dhe në zonën Qafë Topi në Peshkëpi, ku situata paraqitet problematike.

Dyshohet se zjarri që përfshirë lagjen "11 janari" është i qëllimshëm, ndërsa flakët janë përhapur në një sipërfaqe të gjerë duke djegur parcela me ullishte, ku rrezikohen edhe banesa.