Zjarr në një apartament në Tiranë pranë zonës së Shallvareve, një grua dërgohet në spital

18 Maj 2021, 15:37 | Përditesimi i fundit: 2021-05-18 15:39:19

Zjarr në një apartament në katin e shtatë të një pallati në zonën e Shallvareve. Forcat zjarrfikëse kanë shpëtuar gruan, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjekësore pasi ka pasur pak probleme nga tymi. Gruaja është ndihmuar të zbres nga zjarrfikëset, ndërsa ishte fshehur në tualet. Zjarri është fikur.