Zjarr në vreshtat e Patosit, digjen 5 ha tokë me pemë frutore dhe ulliri

14 Korrik 2021, 11:39 | Përditesimi: 14 Korrik 2021, 11:39

5 hektarë tokë me pemë frutore e ullinj janë përfshirë nga një zjarr i fuqishëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kasnicë të Bashkisë së Patosit. Si rezultat i zjarrit janë djegur 80 pemë qershi dhe 100 rrënjë ulliri.

KT/Shqiptarja.com