Zjarr në zonat e pyllëzuara të Memaliajt, era e fortë përhap vatrën e flakëve

3 Shtator 2021, 15:53 | Përditesimi: 3 Shtator 2021, 15:53

TEPELENË-Një zjarr është aktivizuar prej disa orësh në fshatin Zhulaj të Memaliajt.  Si pasojë e erës së fortë në zonë, flakët po përhapen me shpejtësi duke djegur pyjet dhe shkurret e zonës kundrinore.

Në terren janë angazhuar disa forcat zjarrfikëse dhe punonjës të Bashkisë Memaliaj, por vënia nën kontroll e flakëve është e vështirë për shkak të terrenit, erës dhe bimësisë së dendur në zonë.

KT/Shqiptarja.com