Zjarr prej 5 orësh në qendrën tregtare ’Metropol’, evakuohen banorët e bllokuar në apartamentet e ndërtesës 12 katëshe! 42 në spital, mes tyre fëmijë e zjarrfikës

25 Dhjetor 2023, 20:03

Vijon beteja me vatrat e fundit të zjarrit në qendrën tregtare 'Metropol' në Lushnje që u përfshi nga zjarri rreth orës 14:40 minuta. Qendra ndodhet mes dy godinave 12 katëshe, për pasojë flakët u përhapën nga kati i dytë dhe i tretë në katin e katërt. Pas 5 orësh ekipet e shpëtimit me ndihmën e forcave RENEA arritën të evakuonin të gjithë banorët në katet e sipërme. Mes tyre kishte dhe të asfiksuar.