Zjarret djegin 269 ha me bimësi e pyje, 23 vatra në 24 orët e fundit! AKMC: 7 prej tyre ende aktive, zjarre në Dukat dhe Parkun Kombëtar të Lurës

21 Korrik, 12:24 | Përditesimi: 21 Korrik, 12:24

Zjarret në vend janë kthyer në një problem kombëtar, teksa pothuajse çdo ditë regjistrohen vatra të reja dhe hektarë me pyje e bimësi të shkrumbuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile bëri sot (21 korrik) bilancin e zjarreve të një ditë.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 23 vatra zjarri, nga të cilat 7 janë ende aktive dhe 2 të tjera janë nën monitorim. 269 ha të djegura në total”, thuhet mes të tjerash në deklaratë.

Ndër vatrat më problematike aktive mbetet ajo te Liqeni i Luleve, parku Kombëtar i Lurës në Dibër. Por edhe në fshatin Derjan të Matit, ku terreni është i vështirë dhe ndërhyrja e pamundur me mjete.

Po kështu në Shmil të Elbasanit, Vernik të Devollit, Dishnicë të Korçës apo Dukat të Vlorës.

r.k./Shqiptarja.com