Zjarret, Drejtori për Zonat e Mbrojtura: Të qëllimshëm, në Karaburun u ndërhy vonë! Barinjtë ndezën vatra të tjera pas shpinës sonë! Duhen 30 vite për rikuperimin e bimësisë

6 Gusht 2021, 12:07 | Përditesimi: 6 Gusht 2021, 13:10

'Kamikazë' i ka cilësuar zjarrvënësit, Drejtori për Zonat e Mbrojtura Zamir Dedej, i cili theksoi se shumica e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë vendin, janë të qëllimshme. Në një lidhje me Skype për 'Report Tv', ndërsa foli për situatën ku është përfshirë vendi, me zjarre nga veriu në jug, Dedej u shpreh se thelbësore për izolimin e flakëve, është ndërhyrja e shpejtë, mungesa e së cilës prodhoi situatë kritike ku gjendet gadishulli i Karaburunit.

KT/Shqiptarja.com