Zjarret/ Flakët 'vënë para' masivin pyjor në Mokër të Pogradecit! Rrezikohen banesa në Shëmri në Kukës, merren masa për evakuim, pritet ndihmë nga Kosova

9 Gusht 2021, 16:54 | Përditesimi: 9 Gusht 2021, 16:54

Zjarri në Majën e Rrunës në Kukës vijon të jetë ende jashtë kontrollit, sidomos në pjesë sipër tunelit të Kalimashit ku ndërhyrja është e vështirë. Edhe në Karaburun situata paraqitet me rrezikshmëri të lartë në zonën e quajtur Gropat e Pirit. Një vatër e re zjarri ka përfshirë masivin pyjor të Ahishteve në zonën e Mokrës në Pogradec e njohur si Guri i Nikës.

LR/Shqiptarja.com