Zjarret/ Kritike situata në Patos, terreni i vështirë pengon zjarrfikësit! Vatra aktive edhe në Poliçan, por në pyll dhe larg Uzinës. U ndez nga 63-vjeçari me probleme të shëndetit mendor

7 Gusht, 11:37 | Përditesimi: 7 Gusht, 14:25

Vijon aktiv këtë të enjte zjarri në pyllin e Poliçanit. Mësohet se reparti i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit i Bashkisë Poliçan ka rinisur punën për shuarjen e flakëve që në orët e para të mëngjesit të sotëm. Aktualisht vatrat aktive ndodhen në pjesën e pyllit, larg zonës së Uzinës së armëve. Policia zbuloi edhe autorin e zjarrvënies, një 63-vjeçar me probleme të shëndetit mendor.

    r.k./Shqiptarja.com