Zjarret masive në Gramsh/ 8 banorë kanë marrë ndihmë mjekësore, 200 të evakuuar! Do të strehohen përkohësisht në hotele

12 Gusht, 19:19 | Përditesimi: 12 Gusht, 19:19

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 8 banorë të fshatrave që janë përfshirë nga flakët në Gramsh, janë trajtuar me ndihmë mjekësore. Më tej, mësohet se 200 të tjerë janë evakuuar nga zonat e rrezikut dhe deri në përmirësimin e situatës ata do të akomodohen përkohësisht në hotele. Gjithashtu, në dispozicion të tyre janë edhe rreth 165 pako kampingjesh në palestrat sportive, të marra në rezervat e shtetit.

r.k./Shqiptarja.com