Zjarret, ministri Vengu: Nga 30 vatra, 5 janë më kritike! Dyshojmë se shumica janë të qëllimshme, të vijojnë hetimet

11 Gusht, 21:23 | Përditesimi: 11 Gusht, 21:23

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu po drejton operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarreve në Shqipëri, që kulmuan në ditën e sotme (11 gusht( me një numër rekord prej 30 vatrash në ditët e fundit dhe që janë aktive.

Nga këto 5 janë më kritiket sipas ministrit dhe puna vijon si për shuarjen nga toka e ajri, ashtu edhe për hetimin e zjarrvënieve të qëllimshme të dyshuara.

Vengu theksoi për Report Tv në një intervistë live, se pjesa më e madhe e vatrave janë të qëllimshme, por ka edhe nga ato që riaktivizohen si pasojë e pamundësisë për t’i kontrolluar të gjithë zonat e zjarrit pas shuarjes dhe si shkak i trungjeve në prush rikthehen.

r.k./Shqiptarja.com