Zjarret në Tenë dhe Kodër Rrëshen të Mirditës shkrumbojnë gjithçka, Report Tv siguron pamjet! Në terren edhe ministri Nufi

21 Gusht, 18:37 | Përditesimi: 21 Gusht, 18:37

Zjarret në zonat e Tenës dhe Kodër Rrëshenit në Mirditë kanë marrë përmasa të mëdha, duke djegur sipërfaqe të mëdha tokash me pyje dhe bimësi.

Report Tv ka siguruar pamjet territoret e djegura nga flakët, ku duket se zjarri ka shkrumbuar gjithçka.

Në terren ka shkuar edhe ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, për të parë nga afër situatën e rënduar të zjarreve në fshatrat e Mirditës.

E.H/Shqiptarja.com