Zjarret në Turqi, shkon në 8 numri i viktimave! Dhjetëra fshatra të shkrumbuar, qindra të plagosur e mijëra familje të pastreha! Përpjekje për të shuar zjarret edhe në Itali dhe Greqi

2 Gusht 2021, 11:13

Prej më shumë se 5 ditësh vazhdon lufta për shuarjen e zjarreve në 6 provinca në Turqi. 8 persona kanë humbur jetën në përballje e flakët e ‘ferrit’ që kanë përfshirë vendin ndërkohë që janë plagosur të paktën 710 persona, 27 prej të cilëve në gjendje të rëndë.